Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka dhënë edhe lajmin se kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, nesër jep dorëheqje.
Ai këtë e ka thënë në konferencën për media pas nënshkrimi të pesë marrëveshjeve në kuadër të nismës “Ballkan i Hapur”
“Unë e di që Zaev nesër jep dorëheqje…”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa Zaev e konfirmoi se është dita e fundit e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzoj dorëheqjen e tij.
Ndërkohë sa i përket “Ballkanit të Hapur”, edhe njëherë iu bëri thirrje vendeve tjera të rajonit që t’i bashkëngjiten kësaj nisme.