Zoran Zaev nesër jep dorëheqje, lajmin e jep Vuçiqi

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka dhënë edhe lajmin se kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, nesër jep dorëheqje.

Ai këtë e ka thënë në konferencën për media pas nënshkrimi të pesë marrëveshjeve në kuadër të nismës “Ballkan i Hapur”

“Unë e di që Zaev nesër jep dorëheqje…”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa Zaev e konfirmoi se është dita e fundit e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzoj dorëheqjen e tij.

Ndërkohë sa i përket “Ballkanit të Hapur”, edhe njëherë iu bëri thirrje vendeve tjera të rajonit që t’i bashkëngjiten kësaj nisme.

Të ngjashme