Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është ftuar të dëshmojë në seancën e radhës për rastin “Monstra”, me kërkesë të prokurorit Gavrill Bubevski.
Me kërkesë të Prokurorisë është ftuar edhe Zvonko Kostovski, Zoran Trajkovski, Zoran Vellkovski dhe Ljupço Todorovski.
Gjykata i pranoi këto kërkesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev dhe Kostovski janë ftuar për të dëshmuar në lidhje me atë se si kanë marrë bisedat e përgjuara, për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë.
Ndërsa Vellkovski është ftuar si denoncues i ngjarjes.
Me kërkesë të prindërve të personave të vrarë, dëshmitarë shtesë do të jetë edhe Aleksovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i ish-presidentit Gjorge Ivanov.