Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka thënë se nuk është marrë ndonjë vendim mbi të ardhmen e mesfushorit Jadon Sancho.
Skuadra Manchester United është e interesuar që ta përvetësojë futbollistin në fjalë dhe sipas mediave, i ka ofruar një shumë të majme parash, shkruan Goal.
Sidoqoftë Djajtë e Kuq nuk arritën ta bëjnë një marrëveshje me Sanchon dhe Zorc ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim mbi të ardhmen e tij.