Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), nëpërmes një komunikate të shkurtër për shtyp, ka konfirmuar se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në komunikatën, e lëshuar në orët e mbrëmjes.
Aty nuk jepen jepen detaje më shumë. Por, sikur dihet gjatë gjithë javës ka pasur bastisje. Të hënën janë bastisur banesat e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala e Bashkim Smakaj; të martën – banesa e këshilltarit tjetër – Artan Behrami; të mërkurën – banesa e Ismajl Sylës, edhe ky ish-këshilltar i Thaçit. Ndërsa sot është bastisur shtëpia e Isni Kilajt, i cili vetëm para disa ditësh e ka vizituar Thaçin në Hagë.