ZRRE-ja paralajmëron kumtesë për shtrenjtim të rrymës, gazetarët s’e lëshojnë sallën, kërkojnë përgjigje

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Gazetarët nuk e lëshojnë mbledhjen e ZRRE-së pa marrë përgjigje se sa do të jetë rritja e çmimit të  energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Ymer Fejzullahu tha se do të dalin me komunikatë dhe kërkoi që gazetarët ta lëshojnë sallën e mbledhjes.

“Vetëm një përgjigje duam: sa është përqindja e shtrenjtimit të energjisë? Është kaq e thjeshtë,” kanë thënë gazetarët.

Të ngjashme