ZRRE-ja sot nis takimet me palët e interesit për rrymën, zgjasin deri më 11 prill

Prishtinë | 04 Pri 2025 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Rregullatorit për Energji njoftoi se do të mbajë takime bilaterale me palët e interesit nga sot deri më 10 prill.

Në takim do të marrin pjesë nga një përfaqësues i të gjitha palëve të interesit që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së, dhe palët do të kenë mundësi të ofrojnë informata shtesë apo të diskutojnë për procesin tarifor.

Më 11 prill do të bëhet përmbyllja e procesit konsultativ dhe do të jepen përgjigjet ndaj komenteve.

Deri më tash, komente në ZRRE kanë dërguar 396 qytetarë, tetë organizata, katër biznese, katër operatorë energjetikë, një deputet, Ministria e Ekonomisë dhe presidentja e vendit.

Të ngjashme