Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të hënën do të mbajë mbledhjen e radhës.
Përmes një njoftimi për media nga ZRRE kanë njoftuar se në rend dite është: Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT); Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS); Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se ditën e Hëne, datë 07.02.2022, ora 10:00, do të mbahet seanca e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:
Miratimi i Rendit të Ditës;
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
Shqyrtimi i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OST/OT (KOSTT);
Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për OSSH (KEDS);
Shqyrtim i Propozimit per të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2022 për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO);
Të tjera
Ndërsa shqyrtimi i propozimit të tarifave me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal do të jetë në seancën e radhës të Bordit të ZRRE-së.