ZRRE: Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka njoftuar se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media thuhet se shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Më tutje, thuhet se kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është e përkushtuar në informimin e drejtë të opinionit publik, andaj lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në portale të ndryshme që kanë të bëjnë me paralajmërimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, e njofton

opinionin publik se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri më 31 mars 2025, rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë”.

Më tutje thuhet se pritet të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Të ngjashme