Ekonomia Online
FUNDIT

Zubin Potok: Tentoi t’i ikë patrullës, një shofer godet një polic

Zubin Potok: Tentoi t’i ikë patrullës, një shofer godet një polic

Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:25, në Bërnjak të Zubin-Potokut. Sipas policisë, drejtuesi i veturës, mashkull kosovar, u ndalua nga zyrtarët policorë për një kontroll dokumentesh. Gjatë kontrollit, i dyshuari filloi lëvizjen me veturë, me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes. Me këtë […]

Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:25, në Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas policisë, drejtuesi i veturës, mashkull kosovar, u ndalua nga zyrtarët policorë për një kontroll dokumentesh.

Gjatë kontrollit, i dyshuari filloi lëvizjen me veturë, me qëllim largimin nga vendi i ngjarjes.

Me këtë rast, shoferi goditi zyrtarin policor.

“Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Të ngjashme