Krishtlindjet ortodokse po festohen edhe në Zubin Potok. Kontakte me të tjerët, qytetaret e Zubin Potokut kanë vetëm përmes ballkonit.
Por, kjo nuk është arsyeja e vetme pse qytetarët e kësaj komune po qëndrojnë në shtëpi.
Kjo komunë është më e goditura në veri të Kosovës, me virusin korona.
Gjatë të Dielës, nga rezultatet e Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, në komunë e Zubin Potokut janë shtuar edhe 13 raste të reja.
Kështu numrin i personave të prekur me Covid-19 ka shkuar në 19.
Gjatë të Hënës, në këtë komunë u panë kohë pas kohë edhe vetura të ndihmës së shpejtë.
E stafi mjekësor, duke e marrë parasysh këtë situate po qëndronte në gjendje gatishmërie.
Gjithë ata qytetar që u panë duke lëvizur, ishin të pajisur me mbjete mbrojtëse.
Madje përmes maskave të vendosura tregojnë edhe identitetin e tyre.
Ndërkohë, në pjesë të kësaj komunepo shiheshin një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Zëvendës drejtori i Policisë për pjesën veriore Besim Hoti, tha se Policia e Kosovës po kujdeset ta mbajë rendin edhe në këtë komunë.
Megjithatë qytetarët po vazhdojnë të kenë frikë se mund të preken nga virusi.
Ndërkohë, një qytetar tjetër i kësaj komune thotë se ka një arsye pse është përhapur ky virus në Zubin Potok.
Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me covid -19 në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë tani është 80.
Në komunën e Zveçanit janë 19 të sëmurë prej të cilëve deri tani 10 janë shëruar.