Zuckerberg refuzon të dëshmojë para deputetëve amerikanë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 18:05 | Nga

Pronari i rrjetit social “Facebook”,  Mark Zuckerberg nuk do të paraqitet për të dëshmuar pranë komitetit parlamentar në ShBA, në lidhje me dyshimin për përdorimin e të dhënave personale nga Canbridge Analytica.

Zuckerberk ka kërkuar falje për “shkeljen e besimit” megjithatë ka thënë se nuk do të paraqitet për të dëshmuar.

Në vend të tij do të paraqitet shefi i prodhimit në Facebook, Chris Cox, i cili do të paraqes provat para deputetëve, në javën e parë pasi të fillojnë punimet pas pushimit të Pashkëve.

Udhëheqësi i hetimit parlamentar për lajme të rreme, Damian Collins, ka kërkuar nga Zuckerberg që ta mendojë sërish vendimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme