Mesfushori defensiv i Zuerichut, Hekuran Kryeziu, ka gjithçka që i duhet: vizionin për lojën, inteligjencën, njohurinë teknike dhe forcën në dyluftime.
Rrallë mund të gjesh një lojtar me këtë kombinim.
“Kjo është arsyeja pse unë e thirra atë shtatë herë në ditën kur atij i skadoi kontrata”, ka thënë buzagaz trajneri i Zuerichut, Ludoviq Magnin. Besimi i Magninit duket se është shpaguar.
Kontrata me Luzernin i skadoi në verën e këtij viti. Kryeziu vendosi t’i bashkohet Zuerichit.
“Ndihem mirë këtu, ia kam dalë me sukses”, ka thënë Kryeziu.
Trajneri i Zuerichut, Magnin e çmon shumë kosovarin, ndoshta sepse ka shumë tipare.