Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Serbia dhe Kosova ta njohin njëra-tjetrën, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media së bashku me kryeparlamentarin glauk Konjufca, ka thënë se vendet e Bashkimit Evropian do të ndihmojnë që vendet e treta (mosnjohëse) ta njohin sovranitetin e të dyja vendeve.
“Po kjo mund të ndihmoj nëse të dyja vende e njohin njëra-tjetrën. Vendet fqinjë mund të përpiqen që të ndikojnë këtu. Ne duam që të shohim që ndikimi ynë të jetë pozitiv në këtë drejtim. Kjo do të ishte shume e mirëseardhur. Nëse të dyja vendet do ta njohin njeri-tjetrin do të ishte një gjë shume e mirë. Disa nga vendet e BE-së do të ju ndihmojë në këtë aspekt dhe është e rëndësishëm që vendet e treta të njehin sovranitetin e të dyja vendeve. Nëse kemi vende të treta që nuk e njohin Kosovë do të jetë e vështirë”, ka thënë ajo.