Zv.guvernatorja e Bankës së Shqipërisë: Synojmë ta ulim inflacionin në 3 për qind

Mali i Zi | 29 Maj 2023 | 15:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi tha se Shqipëria po synon që të ulë inflacionin në 3%, i cili  aktualisht është 4. 6 për qind.

Sipas saj, nëse parashikimet dhe synimet shkojnë siç duhet, atëherë Shqipëria mund ta ketë inflacionin më të ultë në Evropë. Këto komente ajo i bëri Samitin Rajonal të Guvernatorëve, ministrave të Financave dhe drejtorëve të Administratës Tatimore, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Ajo ka treguar se si çdo shtet në botë edhe Shqipëria është prekur nga inflacioni dhe rritja e madhe e çmimeve.

“Qëllimi ynë është që inflacioni të bie deri në 3 për qind”, deklaroi ajo në “Samitin Rajonal të Guvernatorëve, ministrave të Financave dhe drejtorëve të Administratës Tatimore”, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

“Edhe ne jemi prekur nga inflacioni. Ne tani jemi me 4.6 për qind. Mirëpo, jemi më mirë se shumë vende të rajonit. Por, edhe siç e thash me herët synimi ynë është që ai të ulet, madje deri në 3 për qind”.

Minxhozi ka numëruar edhe sfidat me të cilët është ballafaquar shteti në vitet e fundit.

“Shqipëria ka pasur disa vite të rënda. Jemi prekur nga tërmeti, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në shumë qytete. Po ashtu edhe nga Covid jemi prekur, si çdo shtet i botes,  dhe së fundmi edhe me luftën në Ukrainë që ka pasur një ndikim në ekonomi”.

Në këtë Samit që ka nisur sot dhe do të vazhdoj deri të martën janë duke i diskutuar tema të ndryshme për ekonominë e shteteve, nderë këto tema është folur edhe për papunësinë, mungesën e fuqisë punëtore e rritjen e pagave.

Kurse, për normat e reje të interesat tek kreditë që pritet të hyn fuqi nga qershori në shumë vende të Evropës, Minxhozi ka thënë se ende nuk kanë marrë një vendim konkret.

“Nuk kemi vendosur ende që a do të rriten normat e interesit gjatë muajit qershor. Tani për tani jemi duke bërë një rritje të pagesë për tregun e punës. Pra do ta bëjmë deri në 25 për qind”.

Në Samit janë duke marrë pjesë përfaqësues të shteteve të ndryshme të Evropës, si Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina, Sllovenia, Kroacia.

Në këtë Samit të gjitha shtetet kanë treguar gjendjen aktuale që kanë dhe me çfarë po përballen.

Shumica kanë pranuar se nga Covid dhe lufta në Ukrainë kanë pësuar goditje ekonomike  derisa kanë treguar se inflacioni, rritja e çimeve e normat e interesit tek kreditë janë temat që po diskutohen më së shumti në vendet e tyre.

Në Serbi inflacioni aktualisht është mbi 8 për qind. Në Mal të Zi është 17. 2 për qind. Në Kosovë mbi 10 për qind. Në Kroacia afër 8 për qind. Në Shqipëri 4.6 për qind. Në Sllovenia 9.4 shkalla e inflacionit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë 7 për qind dhe Maqedonia e Veriut, inflacioni e ka 13.4 për qind.

Të ngjashme