Zv.kryeministri Bislimi me tre ministra udhëtojnë drejt Brukselit

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me tre ministra, kanë udhëtuar drejt Brukselit.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, me ftesë nga drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, ai do të udhëheqë delegacionin nga Republika e Kosovës në një takim të përbashkët ku do të diskutohet mbi Planin për Rritje (Growth Plan).

Republika e Kosovës do të prezantojë e diskutojë me BE-në mbi fushat dhe projektet prioritare në agjendën tonë të reformave.

Delegacioni i Kosovës përbëhet dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati; ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Të ngjashme