Zv.kryeministri i Luksemburgut vjen në Prishtinë, takon Osmanin, Bislimin e Gërvallën

Prishtinë | 03 Nën 2024 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Xavier Bettel, do të qëndrojë të hënën për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Bettel do të takohet me presidenten Osmani, në ora 15:20, ka njoftuar Presidenca.

“Në orën 15:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendëskryeministrin, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel”.

Bettel do të pritet në takime të ndara edhe nga zëvendësministri Besnik Bislimi, si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Pas takimit mes homologëve Gërvalla e Bettel është paralajmëruar një konferencë për medie.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë: 4 shtator 2024. Ora: 12:40. Vendi: Objekti i MPJD-së. Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dypalësh kurse pas takimit do të mbahet konferenca për media. Ju lutemi që të jeni 15 minuta para takimit në Ministri”, shkruan në njoftimin e MPJD-së.

Të ngjashme