Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Rexhepi, ka takuar sot në objektin e Qeverisë drejtorin e Byrosë Kosovare te Sigurimit (BKS), Sami Mazrekun, si dhe drejtorin financiar Valon Berisha.
Rexhepi në një njoftim në facebook ka thënë se me Mazrekun kane biseduar për nënshkrimin e një marrëveshje te bashkëpunimit ne mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës ne fushën e sigurimeve.
Ajo ka shtuar se BKS do ta ketë gjithmonë përkrahjen e qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Zevendeskryeministrja e Kosoves Emilja Rexhepi ka takuar sot ne Qeveri drejtorin e Byrose Kosovare te Sigurimit (BKS) Sami Mazrekun si dhe drejtorin financiar Valon Berisha. Rexhepi dhe Mazreku kane biseduar per nenshkrimin e nje marreveshje te bashkepunimit ne mes Kosoves si dhe Bosnje Hercegovines ne fushen e sigurimeve. Me tutje zevendeskryeministrja Rexhepi ka paralajmeruar se gjate diteve ne vijim se bashku me Banken Qendrore te Kosoves do te kene takime ne Bruksel e Bosnje.
Ne fund te takimit zevendeskryeministrja Rexhepi ka ofruar perkrahjen e Qeverise per Byrone Kosovare te Sigurimit.