Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për konkursin e shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për kryeprokuror të ri.
Sallahu më tej tha se nuk mban mend ndonjë punë serioze që është bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit në vend, nga kryeprokurori aktual Aleksandër Lumezi, duke shpresuar që pasardhësi i tij të jetë më serioz.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas dispozitave ligjore ka pasur të drejtën e shpalljes së një konkursi të tillë. Ata e kanë të drejtë të shpallin një konkurs të tillë dhe ky konkurs uroj që të prodhojë kandidat që kanë integritet moral dhe profesional në përzgjedhjen e një prokurori nga këta kandidat. Urojë që prej këtij procesi të dalin ose të zgjidhet kryeprokurori i cili ka integritet moral dhe profesional dhe që ka qëllim të vetëm luftimin e krimit dhe korrupsionit shoqëror”.
“Nuk jam autoritet që mund të vlerësojë punën e një organi tjetër të pavarur, mirëpo ajo që mund të them është që nuk mbaj mend, ndoshta edhe është defekt i imi në kuptim të mbamendjës që ndonjë punë serioze e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë nga KPK-ja dhe nga kryeprokurori”.
Vetëvendosje, partia që Sallahu e përfaqëson vazhdimisht ka akuzuar Lumezin për mospunë duke kërkuar që ai të shkarkohet e në vend të tij të vijë prokurori Elez Blakaj, që lëshoi Kosovën me arsyetimin e ishte i shantazhuar dhe se nuk po mund ta ushtronte detyrën e tij.
Sallahu po thotë që tash se kriteri i parë është që në krye të Prokurorisë së Shtetit të vije një person sikurse prokurori Blakaj, që do të luftojë krimin dhe korrupsionin.
Ndonëse thotë se nuk e di nëse Blakaj do të aplikojë për këtë pozitë, ngase është në vullnetin e tij nëse ai do të kthehet në Kosovë.
“Besoj që ky është kriteri i parë që do të vije jo Elezi ndoshta ai që është në Amerikë sepse varet prej vullnetit të tij, por Eleza të njëjtë në kuptimin e punës që ka bërë ai. Elezi që njëmend e luftojnë krimin”.
“…i ftojë edhe ambasadën britanike, amerikane, shoqërinë civile dhe mediet të monitorojnë me përpikëri përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme të del një prokuror i cili e ka për detyrë me luftuar krimin dhe korrupsionin brenda institucioneve dhe më gjerë”.
Përderisa gjatë ditës nga ambasada britanike thanë se nuk janë konsultuar për hapjen e konkursit, ai thotë se edhe pse nuk e kanë obligim, është dashur që te ketë sqarime ngase për KPK-në janë duke u plotësuar e ndryshuar numër i madh i ligjeve, raporton EO.
“Ambasada Britanike nuk është konsultuar sepse nuk e ka ligjore të konsultohet mirëpo Këshilli Prokurorial e ka ditur se është një paketë ligjore duke u bërë duke u reduktuar numri i anëtarëve të Këshillit Prokurorial mbi bazën e opinionit Venecias ku edhe ata kanë shprehur mendimet e tyre”.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022, të mërkurën ka marrë vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Kjo pasi Aleksandër Lumezit, i cili aktualisht ushtron këtë pozitë, i përfundon mandati më 21 prill 2022.