Zv.ministri Mjeku: Qeveria e komunat të bashkëpunojnë për tërheqjen e investitorëve

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 11:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë, ishte temë diskutimi në debatin e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), me temën “Mësimi rajonal në zbatimin e Agjendës në Evropën Juglindore”, raporton Ekonomia Online.

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, tha se synim i tyre janë Projektligji për nxitje dhe ruajtje të investitorëve dhe ndërtimi i parqeve industriale.

Tërheqja e investimeve, ai tha se mund të bëhet përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe komunave.

“Qeveria Kurti ka për synim zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Një punë të madhe për të dyja e bënë ministria jonë dhe ne kemi paraqitur disa. Zhvillimi i përgatitjeve ka qenë proces gjithëpërfshirës që ka dhënë Kosova kontribut dhe asnjë nuk ka lënë pa i kryer punët e veta”.

“Ndërlidhja mes Qeverisë lokale dhe qendrore e shohim si të përbashkët në tërheqjen e investimeve te huaja dhe ne kemi dhënë dy projektligje, atë për nxitje dhe mbrojtje te investimeve të huaja dhe parqet industriale”, tha Mjeku.

Fatmire Kollçaku nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm, shpreson që niveli qendror me atë lokal të jenë më bashkëpunues në këtë drejtim, teksa shtoi se Këshilli po punon në realizimin e objektivave të saj.

“Siç e dini jemi në një vit pandemik, prandaj ishte e vështirë që të funksionojmë në këtë Këshill Nacional, por tani jemi në një qeveri stabile dhe shpresoj me një mandat katër vjeçar, ky Këshill besoj se do të punojë shumë seriozisht ne realizimi e 17 objektivave të saj”.

“Plani i punës është i fokusuar në katër pikat kryesore, që janë hartimi i ligjeve, buxhetimi, mbikëqyrja dhe përfaqësimi që është pjesa kryesore e neve si ligjvënës, mirë ne si grup koordinues institucional, ne kemi jemi në raporte të ngushta me qeverinë, presidencën, me partnerët tanë ndërkombëtar”.

Maria Suokko, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë, tha se Kosova është zotuar në zbatimin e reformave të agjendës dhe se këtë e ka obligim.

“Agjenda 2030 nuk është e panjohur për Kosovën, Kosova ka qenë pjesë. Shtetet anëtare janë zotuar që t’i përforcojnë qeveritë për qëllim që gjeneratat e ardhshme dhe bota të rikthehet nga Covid-19, në mënyrë që premtimet që i kemi dhënë t’i inkorpurojmë në një botë ku të gjithë mund të jetojnë me paqe, dinjitet dhe barazi në një planet të shëndoshë dhe duhet të veprojmë që tani”.

David Oberhuber, Drejtori i GIZ-it për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se bashkëpunimi me INDEP, ka qenë i mirë në implementimin e Agjendës 2030, raporton EO.

“Jam shumë i lumtur që ky bashkëpunim është bërë me INDEP, dhe prandaj kemi diskutuar nga brenda se çfarë mund të bëjmë nga qeveria gjermane, ku së bashku me INDEP, dhe kemi filluar të punojmë më komunat në këtë drejtim. Në anën tjetër kjo duhet të bëhet një ushtrim praktik dhe së bashku me INDEP kemi arritur një hap përpara sesi ta bëjmë një hap konkret ne komunat e Kosovës. Parimi që askush të mos mbes mbrapa është synim i OZHQ, dhe prandaj me këto projekte komunale kemi arritur hapat e parë në Kosave. E për ne synim është që këto të ngritet ne nivelin kombëtarë. Është e lehtë që shtet që janë inkorporuar në drejtim të duhur, siç e keni parë Maqedoninë, dhe kjo është e mundur për Kosovën duke e parë seriozitetin e qeverisë”

Johachim Roth zyrtarë i BE-së, tha se synim kryesor i Agjendës është që askush të mos mbetët mbrapa.

“Është kënaqësi për mua që të rikthehemi nga formati online në atë fizik. Ky format është më i mirë sepse socializohemi dhe pikërisht kjo sot është socializim. Takimet e paneleve do të japin mundësi të socializilit dhe të krijojë kushte drejte Agjendës 2030, në mënyrë që askush të mos mbes mbrapa”, tha ai. 

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave, Sazan Ibrahimi tha se komunat kanë rol thelbësor në zbatimin e objektivave, raporton EO.

“Komunat kanë një rol thelbësor në zbatimin e objektivave dhe përmes projekteve që i realizojnë, ku qëllim e kanë që askush të mos mbes mbrapa. Realizimi i projekteve në nivelin lokal është ndër sektorial dhe çdo realizim i çdo projekti pa marrë parasysh se cilën fushë e prek objektivi dhe komunat me aq buxhet që kanë mundohen që ta realizojnë jetën e qytetarin, në bashkëpunim me nivelin qendror dhe me partnerët ndërkombëtar”, tha Ibrahimi.

Të ngjashme