Zëvëndësministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Radomiroviq, bashkë me dhjetë persona të tjerë është parë sot në orën 8 të mëngjesit para Komunës së Leposaviqit. Siç shkruan “TV MOST”, ata kishin shkuar me qëllimin për të hyrë në komunë.
Një veprim i tillë i Radomiroviq është pritur me fishkëllima nga serbët lokalë që vazhdojnë të protestojnë.
Zëvëndësministri duke parë një situatë të tillë, bashkë me grupin e personave që e kanë shoqëruar është zhvendosur pas ndërtesës, duke pritur që usharët e KFOR-it të siguronin hyrjen në objekt.
TV MOST raporton se pas një ore, Policia e Kosovës kishte lejuar hyrjen në objektin e Komunës, derisa sipas TV MOST, KFOR-i nuk e ka aprovuar hyrjen e tyre në objekt.