Zv.ministrja Gashi priti në takim ambasadoren e Sllovenisë Benedejčič, biseduan për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve

????????????????????????????????????
| 04 Pri 2022 | 19:42 | Nga

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë Minca Benedejčič. Në takim u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes të dy shteteve dhe për fushat në të cilat mund të forcohet bashkëpunimi. Poashtu, u diskutua mundësia e njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës nga Republika e Sllovenisë.

Fokusi i diskutimit ishte tek bashkëpunimi ekonomik i dy vendeve dhe konsultimet politike me Slloveninë.
Ambasadorja Benedejčič ka folur gjithashtu për projekte të përbashkëta që lidhen kryesisht me fushën e ekonomisë, me krijimin e asociacioneve të përbashkëta që do ndihmonin kategori të caktuara, përfshirë edhe prodhues të pijeve, apo fermerë.

Po ashtu, zëvendësministrja Gashi prezantoi reformat të cilat janë në zhvillim në MPJD me theks në fuqizimin e diplomacisë ekonomike dhe diplomacisë publike.
Ndërsa sa i përket çështjes për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga shteti i Sllovenisë, zëvendësministrja Gashi falënderoi ambasadoren Benedejčič e cila u zotua që do ta marrë parasysh kërkesën dhe se do të interesohet për të adresuar këtë çështje tutje.

Të ngjashme