Zveçan, një i arrestuar për armëmbajtje pa leje

| 13 Jan 2025 | 08:28 | Nga

Polica e Kosovës ka arrestuar në komunën e Zveçanit një të dyshuar për armëmbajtje pa leje, raporton Ekonomia Online.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, tek i njëjti gjatë kontrollit të tij, i është gjetur dhe konfiskuar; një armë e zjarrit, një karikatorë me pesë fishekë dhe një thikë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme