Kompania farmaceutike zvicerane “Roche” ka njoftuar të martën se do të lansojë një test në Evropë për detektimin e shpejt të koronavirusit në fund të muajit shtator.
Testi do të jetë me antigjen që do të përdoret tek pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë aty për aty thanë nga kompania. Ata shtuan poashtu se rezultatet e testit do të dalin për 15 minuta, shkruan CNBC, transmeton Gazeta Express.
Kompania tha poashtu se testi saktësisht diagnostikon një pacient të infektuar me koronavirus më shumë se 96 për qind të herës si dhe saktësisht tregon një rezultat negative 99 për qind të herës, duke u bazuar në madhësinë e kombinuar të 426 mostrave nga dy qendra të ndryshme testimi.
“Kjo mund të ndihmojë stafin mjekësor të identifikojë infeksionin SARS-CoV-2 tek njerëzit që dyshohet se kanë virusin me rezultatet që dalin për 15 minuta”, kanë thënë nga kompania Roche në një konferencë për media.
Kompania e ka cilësuar testin si të përballueshëm por nuk nuk ka dhënë detaje për çmimin.
“Nuk varet nga pajisjet laboratorike, prandaj mund të duhen edhe pajisje të tjera të përmasave të mëdha të testit”, thanë ata.
Kompania Roche tha se qëllimi I tyre është të aplikojë për autorizim nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve të ShBA’së për përdorim urgjent. Në fund të shtatorit, testi do të jetë i gatshëm në shtetet që njohin çertifikatën e Bashkimit Evropian që lejon përdorimin e që janë shtetet anëtare të BE’së.