Autoriteti kompetent në Zvicër miratoi sot vaksinën kundër virusit korona të kompanisë amerikane Moderna.
“Pasi shqyrtoi të gjitha të dhënat e paraqitura mbi sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e vaksinës, Swissmedic sot miratoi përkohësisht përdorimin e vaksinës Moderna në Zvicër”, thuhet në deklaratën zyrtare, raporton Reuters.
Swissmedic më parë kishte dhënë ‘dritën jeshile’ për aplikimin e vaksinës kundër COVID-19 të ndërmarrjes Pfizer/Biontech.
Zvicra ka regjistruar 487 mijë e 357 raste të infektuara me COVID-19.
8 mijë e 421 viktima janë shënuar në këtë shtet si pasojë e këtij virusi.