Zvicra fton dy shqiptarë për ndeshjen kundër Serbisë

Prishtinë | 03 Tet 2024 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Zvicrës ka bërë publike listën për dy ndeshjet e muajit tetor.

Edhe pse jemi mësuar të shohim shpesh shumë shqiptarë që ftohen, këtë herë janë ftuar vetëm dy sosh.

Ylli i Bayer Leverkusenit Granit Xhaka dhe non-grata e “Dardanëve” Andi Zeqiri janë të vetmit që kanë marrë ftesë nga përzgjedhësi Murat Yakin.

Kujtojmë, Zvicra do të jetë mysafir i Serbisë më 12 tetor, kurse tre ditë më vonë e pret Danimarkën.

Të ngjashme