Zvicra i vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Prishtinë | 09 Kor 2024 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Zvicra ka njoftuar se ka vendosyr sanksione të reja kundër Rusisë.

Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga ministria zvicerane e ekonomisë, shkruan Sky News.

Këto sanksione, sipas kësaj ministrie synojnë kryesisht “biznesët, propagandistët, anëtarët e forcave të armatosura, gjyqësorin dhe personat përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas”.

“Subjektet e reja të sanksionuara përfshijnë kompani që operojnë në industrinë ruse të mbrojtjes dhe firma në sektorët financiarë dhe tregtarë të përfshirë në anashkalimin e sanksioneve”, thuhet tutje në deklaratë.

Tutje, ministria tha se kjo do të thotë se më shumë se 2 mijë 200 individë dhe subjekte tani janë pjesë e listës së sanksioneve.

Të ngjashme