Derisa liderët e vendit, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli bashkë me 43 deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan ta shfuqizojnë ligjin për Gjykatën Speciale, shteti i Zvicrës, në janar të këtij viti ka dhënë fonde për tribunalin prej 200 mijë frangash.
Në një shkrim autorial të Pierre Hazan, është bërë e ditur se shteti zviceran i ka dorëzuar Gjykatës Speciale donacion prej 200 mijë frangash, si mbështetje financiare.
“Në janar të vitit 2018, Zvicra dha fonde prej 200 mijë franga (214,750 dollarë) për gjykatën e jashtme speciale, e cila pritet të hedh dritë mbi krimet e kryera në Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000, veçanërisht për zhdukjen e 500 civilëve kryesisht serbë gjatë konfliktit ndërmjet separatistëve dhe forcave serbe dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO’s”, shkruan në artikull, transmeton Gazeta Express.
Autori shkruan se deputet të shumtë nga partia në pushtet në Prishtinë mbetën të vendosur për t’i dhënë fund këtij tribunali të ti, i cili mund të kërcënojë njerëzit kryesorë në pushtet, të cilët ishin komandantë të, siç shkruan autori, ish-lëvizjes rebele UÇK.
“Pra, mbështetja e Zvicrës është më e rëndësishme dhe më shumë i jep mesazh politikanëve sesa që dërgon shumën e financimit. Ekaterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, e kuptoi këtë kur u dërguan paratë që do të ndihmonin ‘për të shpërndarë njohuri dhe informacion për publikun e gjerë për mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara’”, shkruan gazeta zvicerane swissinfo.