Zvicra kërkon relaksim të situatës mes Serbisë dhe Kosovës

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Zvicra i ka përsëritur thirrjet e saj për të gjitha palët e përfshira në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës që të mos përkeqësojnë më tej situatën në veri të vendit.

Ministria e Jashtme zvicerane theksoi rëndësinë e misioneve paqeruajtëse të KFOR-it dhe EULEX-it.

“Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të nxisin më tej situatën”, shkroi Ministria e Jashtme në Twitter të martën.

“KFOR-i dhe EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së komuniteteve lokale në veri të Kosovës,” shkruajnë nga kjo ministri, shkruan Swissinfo.ch.

Të ngjashme