Zvicra regjistron inflacionin më të ulët në Evropë

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse ende më e ulët se kudo në Evropë, norma e inflacionit të Zvicrës ishte 1.4 për qind më e lartë në prill se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Kjo është ajo që del nga të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të enjten. Ndërkohë, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.3 për qind në muajin prill, ku produktet vendase pësuan më pak rritje çmimi (0.1 për qind) sesa ato të importuara (1.1 për qind), përcjell Albinfo.ch.

Rritja prej 0.3 për qind, sipas FSO, “është për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë rritjen e çmimeve të paketave të pushimeve ndërkombëtare, transportit ajror dhe benzinës.

Të ngjashme