Zvicra vendosi karantinë, turistët britanikë “arratisen” sa hap e mbyll sytë

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Disa turistë britanikë që po qëndronin në një resort skish në Zvicër, janë larguar në mënyrë “klandestine” gjatë natës, sapo Zvicra vendosi një periudhë karantine për të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar.

Karantina e detyrueshme erdhi pas shqetësimeve për variantin e ri të koronavirusit që mendohet ta ketë origjinën në Angli.

“Disa turistë britanikë u larguan menjëherë, ndërsa të tjerët vendosën të qëndronin pak më gjatë. Disa prej tyre madje u larguan në mënyrë klandestine gjatë natës”, i tha CNN Jean-Marc Sandoz, zëdhënësi i qytetit Bagnes, duke theksuar se numri i saktë i atyre që u larguan nga vendpushimi nuk është konfirmuar ende.

Më 21 dhjetor, Këshilli Federal Zviceran vendosi një ndalim hyrjeje dhe periudhë karantine për të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut, për të parandaluar përhapjen e dy varianteve të sapozbuluara të koronavirusit.

Sipas rregullave të reja, të gjithë personave që kishin hyrë në Zvicër nga të dyja vendet që nga 14 dhjetori, u kërkohej të karantinoheshin për 10 ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme