Hapja e çerdheve të reja do të jenë prioritet i kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Salih Zyba.ai mungesën e çerdheve në këtë komunë e ka quajtur skandal.
“Një komunë me 59 mijë banorë rezidentë, Theranda, e ka vetëm një çerdhe publike. Ky është skandali i qeverisjeve të shkuara në Therandë. Kaq shumë kanë vjedhur e kaq pak kanë punuar sa që as për fëmijët nuk kemi çerdhe”.
“Fëmijët e Therandës do të kenë mundësi të shkojnë në çerdhe, dhe prindët e tyre do të jenë të lirë të punojnë gjatë ditës. Ne do të rrisim shumë më shumë çerdhe me bazë komunitare në Therandë siç kemi bërë edhe në Prishtinë. Çerdhet do t’i hapim në qytet por edhe në fshatrat e mëdha. Ky është zotimi im në ndihmë të familjeve me fëmijë të vegjël”.
Fushata lokale e subjekteve politike është hapur zyrtarisht sot dhe do të vazhdojë deri më 21 tetor. Ndërsa një ditë më pas do të mbahen zgjedhjet ku edhe do të zgjedhen kryetarët e komunave dhe asambleistat.