Zyba: Sot me ia premtu Albini postin e presidentit, Ramushi i ndërron krejt fjalët

Prishtinë | 11 Gus 2024 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se historia do ta njohë Albin Kurtin si “njeriun që e ka rekrutuar armiku”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Zyba ka thënë se po t’ia premtojë Kurti Haradinajt postin e presidentit, ky i fundit i ndërron të gjitha fjalët që thotë për të.

“Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndrron krejt fjalët që po i thotë për to sot”.

“Vetëm ta dimë ku jemi dhe çfarë opozite kemi. Për ndryshe sipas gjitha sondazheve Ramushi është në rrugë të mbarë me marrë në thu në prag në zgjedhjeve të ardhshme”, shkroi Zyba.

Të ngjashme