Zyra e BE-së uron komunitetin hebre në Kosovë për Hanukkah

Prishtinë | 14 Dhj 2025 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë e ka uruar komunitetin hebre në vend që po festojnë Hanukkah-n, festën vjetore të njohur edhe si “Festa e Dritave”.

“Ndërsa besimtarët hebrenj ndezin qirinjën e parë për Hanukkah sonte, BE-ja në Kosovë i uron komunitetit hebre në Kosovë një Hanukkah të gëzueshme dhe të ndritshme. Chag Sameach!”, thuhet në urim.

Kjo festë kremton rimëkëmbjen dhe ridedidkimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas fitores së hebrenjve ndaj grekëve seleukidë në shekullin II p.e.s.

Të ngjashme