Në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit, kanë përfunduar punimet në rregullimin e objektit të ri të Zyrës së Gjendjes së Regjistrimit Civil.
Përfundimin e punimeve nga afër i ka parë sot Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.
Drejtori Sallteku është ndarë i kënaqur me punën e cila është bërë, duke thënë se përveç rregullimit të objektit, kanë filluar punimet edhe për rregullimin e oborrit.
“Me këtë, mund të them se brenda një kohe shumë të shkurtër punëtorët të cilët janë duke punuar në objektin e vjetër, punën e tyre do të vazhdojnë në objektin e ri, i cili i plotëson të gjitha kushtet për punë”.