Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të zyrës së kryeministrit në bashkëpunim me Organizatat joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children” në kuadër të “Programit për Vetëdijesimin e Publikut për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës” ka mbajtur aktivitetin “Një Hap me i Sigurt për Fëmijët”, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i kësaj zyre, Habit Hajredini, ka thënë se ky aktivitet është në vazhdën e aktiviteteve që kanë organizuar për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve.
“Ne gjatë nëntorit kemi lansuar fushatën nacionale për mbrojtjen e fëmijëve. Sot po jepet një simbolikë në zebrat e rrugëve kryesorë të kryeqytetit me mesazhe të ndryshme, për parandalimin e diskriminimit të fëmijëve. Jepen mesazhe për të parandaluar dhunën, por njëkohësisht edhe shumë qytetarë kalojnë nëpër zebra marrin informacion dhe ngritet vetëdija për parandalimin e kësaj dukurie”, tha ai.
Ai ka thënë se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në vitin 2022, raporton EO.
“Është një kalendar i aktiviteteve që do të realizohet edhe gjatë vitit 2022, jo vetëm në Prishtinë, por në tërë Kosovën, me aktivitete të shumta, ku qëllim kryesor është ngritja e vetëdijes, por edhe marrja e obligimeve institucionale në mbrojtjen e fëmijëve ranë siç parasheh ligji në fuqi”, tha ai.