Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’ju bëjë dhurata për festat e fundvitit fëmijëve të SOS fshatit, Down Syndrome Kosova, fëmijëve me autizëm. Presidentja do të dërgojë dhurata edhe në shtëpitë e të moshuarve, strehimoret për mbrojtje të grave dhe fëmijëve si dhe grupe të tjera, raporton Express.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga ZPRK-ja, për blerjen e këtyre dhuratave janë shpenzuar 7 mijë e 855 euro.
“Furnizim me dhurata për festat e fund vitit për fëmijët e SOS Fshatit, Doën Syndrome Kosova, fëmijët me autizëm, shtëpitë e të moshuarve, strehimoret për mbrojtje të grave dhe fëmijëve si dhe grupet tjera”, është titulli i kësaj kontrate.
Në dosjen e tenderit janë dhënë detaje edhe për përmbajtjen e këtyre dhuratave.
Kompania së cilës i është befasuar furnizimi me këto dhurata është “Migros-2” SH.P.K.
Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet sot.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.