Zyra Kombëtare e Auditimit intensifikon bashkëpunimin ndërkombëtar

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 17:43 | Nga

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani, ka pritur për vizitë zyrtare dy ditore Seyit Ahmet Baş, President i Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) dhe Institucionit Suprem të Auditimit të Turqisë, me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është biseduar për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve supreme të auditimit që u formalizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit nga krerët e dy institucioneve.

Osmani theksoi se objektivat kryesore të bashkëpunimit janë zbatimi i plotë i standardeve ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik dhe praktikave të mira ndërkombëtare dhe shkëmbimi i përvojave në ngritjen e kapaciteteve institucionale, avancimin e metodologjisë dhe procedurave të auditimit të jashtëm.

Ahmet Baş ka shfaqur gatishmëri për përkrahjen profesionale si në kuadër të kornizave të memorandumit, ashtu edhe në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në integrimin në organizmat rajonale dhe ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit.

 

Të ngjashme