Kuvendi nuk ndërhyn në vendimet e gjyqësorit, meqë janë pushtete të ndara.
Kjo është përgjigjja që Zyra Ligjore e Kuvendit ia ka kthyer Komisionit parlamentar, i cili po heton keqpërdorimet me kontrata dhe punësime në Telekom, e që nga kjo zyre ka kërkuar interpretimin e bazës ligjore për mundësinë që gjykatës t’i kërkohet vendosja e masës së përkohshme në vendimin, sipas të cilit Telekomi duhet t’ia paguajë borxhin prej 26 milionë eurosh kompanisë “Z-Mobile”.
Nisur nga përgjigjja që u është kthyer nga Zyra Ligjore, Komisionit parlamentar i është vështirësuar mundësia për t`iu drejtuar gjykatës, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, anëtarë të Komisionit kanë vlerësuar se kërkesa pritet të shqyrtohet në mbledhjen e radhës dhe se aty do të shohin për hapat që do t`i ndërmarrin më tutje.
për t`iu drejtuar gjykatës ka ardhur pas kërkesës që ditë më parë kompania “Z-Mobile” ia ka bërë Telekomit për kthimin e borxhit, përkatësisht angazhimin e përmbaruesit.