Zyra për Kosovën në Serbi: Arrestimi i sotëm i serbëve, me urdhër direkt të kryeministrit Kurti

Kosovo police members of Special Intervention Unit escort one of the Serb gunmen arrested in the court after the Kosovo shootout in capital Pristina, on Tuesday, Sept. 26, 2023. Sunday's clash was one of the worst since Kosovo declared independence from Serbia in 2008. It came as the European Union and the U.S. are trying to mediate and finalize years long talks on normalizing ties between the two Balkan states. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Prishtinë | 03 Gus 2024 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion për arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte.

Aksioni është zhvilluar pas një hetimi disa mujor.

Sipas PSRK-së, D.C, D.N, N.S, S.J dhe M.Sh, dyshohen se “me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare”.

Këto vepra, pesë të arrestuarit dyshohet se i kanë kryer më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.

E ndaj këtij aksioni ka reaguar Zyra për Kosovën në qeverinë serbe.

Kjo zyrë pretendon se katër nga të arrestuarit janë serbë ndërsa thotë se aksioni për kapjen e tyre është zhvilluar në fshatin Pasjan, komuna e Parteshit.

Sipas palës serbe, arrestimi i tyre ka ardhur “nën akuza të rreme për kinse krime lufte” dhe pretendohet se kemi të bëjmë “me njerëz që prej vitesh jetojnë të qetë në pragun e shtëpisë së tyre pa asnjë problem”.

Në këtë reagim jepen edhe emrat e plotë të katër prej të arrestuarve (Dragan Cvetkoviq, Dragan Biliq, Millosh Shoshiq dhe Sllobodan Jevtiq) ndërsa thuhet se arrestimi i tyre ka ardhur “me urdhër të drejtpërdrejtë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”.

“Sipas dëshmitarëve okularë dhe familjeve të tyre, policia e ROSU-së ka pasur me vete listat e serbëve gjatë arrestimeve dhe nuk ka treguar asnjë urdhër bastisjeje, gjë që tregon qartë se ata janë ndaluar në mënyrë arbitrare, në baza politike të bazuara në lista sekrete”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

Kjo zyrë thotë po ashtu se gjatë këtij aksioni, “policët shqiptarë thyen dyert, goditën dhe maltretuan të moshuarit në prani të fëmijëve dhe nipërve të tyre”.

“Sllobodan Jevtiq u lirua nga shërbimi ushtarak për shkak të shikimit të dobët dhe gjatë arrestimit të tij dera e hyrjes u thye. Dragan Cvetkoviq është 90 për qind invalid i cili dikur ishte plagosur nga shqiptarët dhe është babai i një prifti vendas. Dragan Cvetkoviq është një mësues në pension dhe Millosh Shoshiq, pjesëtari i parë i SHPK-së në Kosovë, që do të thotë se qysh para 20 vitesh i është dashur të kalojë të gjitha kontrollet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në fund, pretendohet se arrestimet po bëhen për “fushatë zgjedhore” dhe se po sulmohet “çdo gjë serbe”.

Të ngjashme