Në vazhdën e mirënjohjeve nga komunat e Kosovës, edhe punonjësit e zyrës postare në Ranillug, kanë marrë mirënjohje me shkrim nga kryetari i Komunës, në shenjë vlerësimi për shpërndarjen rekord të faturave të tatimit në pronë për qytetarët .
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, falënderon punonjësit e zyrës postare në Ranillug, që me punën e tyre të suksesshme në shërbimet postare, kanë marrë mirënjohje nga kreu i Komunës.
Posta e Kosovës, mbi 70 % ka shpërndarë faturat e tatimit në pronë në tërë komunat e Kosovës, andaj Kryeshefi Ekzekutiv, përgëzon stafin operativ dhe menaxherial të ndërmarrjes për kryerjen e shërbimeve, shpejt, sigurt dhe lirë!
Kryeshefi Smakiqi, ka shpall parim kryesor të udhëheqjes së tij disiplinën profesionale ndaj klientëve, e cila garanton ngritjen e të hyrave vetanake, si dhe rritë performancën afariste të Postës së Kosovës.