Ekonomia Online
FUNDIT

Zyrtare: Ademola Lookman transferohet te Atletico Madrid

Zyrtare: Ademola Lookman transferohet te Atletico Madrid

Atletico Madrid ka mbyllur me sukses transferimin e Ademola Lookman nga Atalanta. Sulmuesi nigerian do të bashkohet me klubin spanjoll për shumën totale prej 40 milionë eurosh. Marrëveshja përfshin 35 milionë euro tarifë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa Atalanta ka pranuar kushtet pas vendimit të lojtarit për të zgjedhur Atleticon, duke refuzuar ofertën […]

Atletico Madrid ka mbyllur me sukses transferimin e Ademola Lookman nga Atalanta. Sulmuesi nigerian do të bashkohet me klubin spanjoll për shumën totale prej 40 milionë eurosh.

Marrëveshja përfshin 35 milionë euro tarifë fikse dhe 5 milionë euro bonuse, ndërsa Atalanta ka pranuar kushtet pas vendimit të lojtarit për të zgjedhur Atleticon, duke refuzuar ofertën e Fenerbahçes në orët e fundit.

Lookman ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me klubin madrilen. Atlético tashmë po planifikon udhëtimin dhe vizitat mjekësore për sulmuesin nigerian, përpara zyrtarizimit final të transferimit.

Të ngjashme