Klubi i Ferizajt dje shkarkoi Megzon Visoken nga pozita e trajnerit, ndërkaq gjatë ditës së sotme në vend të tij është emëruar trajnerin e njohur, Arbnor Morina.
Morina me përvojen e tij synon që ta kthej Ferizajn në shkëlqimin e dikurshëm.
Komunikata e plotë e FC Ferizajt:
Arbnor Morina, trajneri i ri i skuadres sonë.
Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt në vazhdim të kampionatit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit. Ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s. Kurse, trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Luan Alija. Shtabi teknik pritet të kompletohet edhe me një trajner.
Arbnor Morina ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Si trajner i ka drejtuar me sukses disa klube kosovare dhe është ndër trajnerët e paktë në Kosovë që është i pajisur me licencën PRO të UEFA-s.
Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.
Ndërkaq, ekipin ndaj Vushtrrisë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.
Drejtuesit e klubit i urojnë mirëseardhje dhe punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit të tij. Premtojnë mbështetje të madhe drejt realizimit të objektivave.