Zyrtare: Arrihet marrëveshja, Interi emëron trajnerin e ri

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 16:44 | Nga

Drejtues të Interit kanë vendosur zyrtarisht që ish-trajneri i Lazios, Stefano Pioli do të marrë drejtimin e skuadrës zikaltër duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2018.

Prezantimi zyrtar pritet të bëhet ditën e enjte ndërsa ndryshime do të ketë edhe në stafin teknik pasi do të vijë asistent trajneri, Giacomo Murelli dhe dy trajnues të rinj: Matteo Osti dhe Marcello Perondi.

Pas shkarkimit të De Boer tifozët e Interit janë duke pritur me padurim zyrtarizimin e trajnerit të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme