Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Interit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi.
Gjatë ditës së djeshme, mesfushori përfundoi me sukses testet mjekësore, ndërsa sot ai u zyrtarizua nga klubi.
Shqiptari thuhet se ka firmosur për pesë vitet e ardhshme me ‘Nerazzurrët’, kontratë nga e cila do të përfitojë 1.2 milionë euro në sezon.
Ndërsa, shuma që Interi ka paguar Empolit për mesfushorin është 14 milionë euro.
✍️ + 📄 = Kristjan Asllani 🖤💙✅#ForzaInter #WelcomeKristjan pic.twitter.com/fhZRNHtK3p
— Inter (@Inter) June 30, 2022