Atletico Madridi e ka kompletuar transferimin e Marcos Llorentes nga Real Madridi për një shumë prej 40 milionë euro.
24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atleticon dhe pritet të jetë zëvendësuesi i Rodri Herandez në klub, pasi ky i fundit do të largohet këtë verë meqë shumë klube janë të interesuara ta paguajnë klauzolën e lirimit të tij prej 70-të.