Gareth Bale ka ndryshuar kontinent. Futbollisti uellsian do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bale ka arritur marrëveshje me ekipin nga MLS, Los Angeles FC, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Uellsit, 32 vjeç, ka qenë pa klub që kur i skadoi kontrata me Real Madrid këtë verë, transmeton Gazeta Express.
Ai largohet me një rekord prej 106 golash në 256 paraqitje, pasi ka fituar tre tituj të La Ligës, një Copa del Rey dhe pesë Liga të Kampionëve.