Juniorët e Ballkanit e kanë festuar titullin e kampionit pas vendimit të Federatës së Futbollit për ndërprerjen e Superligës U-19, ku therandasit ishin liderë.
Ballkani është shpallur kampion i Kosovës.
Bëhet fjalë për ekipin e juniorëve të klubit therandas.
Në fakt, Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që t’i anulojë përfundimisht të gjitha garat tjera përpos IPKO Superligës.
E kjo nënkupton që juniorët e Ballkanit, të cilët ishin liderë në ligën e juniorëve, të shpallen automatikisht kampionë të Kosovës.
Therandasit po e festojnë këtë titull të fituar në tavolinë.
“Champion. Urime Suhareke. Urime FC Ballkani. Urime Junioret tanë. Krenar me juve Luanët e Ballkanit. Titulli i par mbërrin në shtëpinë tonë. Jemi Kampion në Suuperligën e Juniorëve. Na Priftë e mbara në kupat e radhës”, shkruan Ballkani në grupin zyrtar në Facebook.
Ballkani ishte lider i Superligës U-19 me 44 pikë dhe shpallet kampion i sezonit 2019/2020.