Zyrtare: Bujar Pllana nënshkruan me Slaven Belupo

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Bujar Pllana karrierën do ta vazhdojë në Kroaci.

Mbrojtësi i Kosovës është zyrtarizuar sot te Slaven Belupo.

Pllana me klubin kroat ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

21-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës, skuadër me të cilën regjistroi 25 ndeshje, shënoi tre gola dhe kontribuoi me një asistim.

Reprezentuesi i Kosovës U21 më herët ka qenë pjesë e Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Ai te Slaven Belupo do të gjej edhe dy shqiptarët tjerë, Arbër Hoxha dhe Arb Manaj.

“Jam shumë i lumtur që mbërrita në Slaven Belupo. Miqtë e mi Hoxha dhe Manaj më kanë thënë vetëm gjëra pozitive për klubin dhe qytetin, kështu që vendimi nuk ishte i vështirë. Për mua, ardhja në Slaven dhe ligën kroate është një hap i madh përpara në karrierën time dhe i pres me padurim ndeshjet. Sa i përket lojës, më pëlqen të jem agresiv dhe më pëlqen loja në duel dhe më e rëndësishmja është të ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet e dëshiruara me lojërat e mia”, u shpreh Pllana pas prezantimit te Slaven Belupo.

Të ngjashme