Bayern Munichi ka zyrtarizimin e dy mbrojtëseve, Joao Cancelo dhe Daley Blind.
Klubi gjerman falënderoi të dy futbollistët për kontributin e tyre.
Cancelo tani do të rikthehet te Manchester City, klub me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
29-vjeçari ishte i huazuar te Bayerni për pjesën e dytë të sezonit 2022/23.
Ndërkaq, Blind ka mbetur futbollist i lirë pasi kontrata e tij ka skaduar.
Edhe 33-vjeçari ishte pjesë e “Bavarezëve” nga janari, kur nënshkroi si futbollist i lirë.
Cancelo dhe Blind fituan titullin e kampionit me Bayernin në Bundesligë.